Informacion bazuar në Nenet 13 dhe 14 të Rregullores së Përgjithshme Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) dhe Ligjit nr. 9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”

Nëpërmjet këtij dokumenti ju informojmë për përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe të drejtat që ju takojnë. Përmbajtja dhe fusha e përpunimit të të dhënave tuaja personale lidhet ngushtë me produktet dhe shërbimet që keni kërkuar, ose për të cilat është rënë dakord me ju.

Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave dhe kë mund të kontaktoni?

Përgjegjës për përpunimin:

Lifemed Sh.p.k

Rr. Sulejman Delvina, Nr.35, H.2/1, Njesia Administrative Nr.5, 1022
Tiranë, Shqipëri.

Të dhëna kontakti të personit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale në website 4putrat.al

Departamenti i It-së pranë Lifemed Sh.p.k

numer kontakti: (355) 67 40 39 579

E-Mail: info@4putrat.al

Çfarë të dhënash përpunohen dhe nga cilat burime vijnë ato?

Ne përpunojmë të dhëna që i marrim nga ju në kuadër të marrëdhënies tonë të biznesit on-line. Në vijim, ne përpunojmë të dhënat që i marrim në mënyrë të ligjshme nga regjistrimi ne 4putrat.al.
Informacioni personal përfshin detajet tuaja personale dhe të dhëna kontakti (si p.sh: emër, adresë, datëlindje, e-mail, etj.). Përveç kësaj mund të përfshihen edhe të dhëna për përputhshmërinë dhe të dhëna të tjera të ngjashme me kategorinë e permendura më lart. Detajet dhe të dhënat tuaja personale që na jepni janë thelbësore për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja, kryerjen e shërbimeve nga ana jonë në mënyrë sa më profesionale dhe efikase, si dhe për faturimin, prandaj mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anulimin e porosisë suaj. Duke u regjistruar në Website, ju pranoni të na jepni informacione të të vërteta dhe të sakta si dhe pranoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë. Komunikimi i informacionit të rremë është në kundërshtim me kushtet dhe termat e përgjithshme të 4putrat.al.
Ju keni të drejtën e përhershme për të aksesuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ju mundeni në çdo kohë të bëni kërkesë te 4putrat.al për të gjetur se çfarë informacioni personal ne mbajmë në lidhje me ju. Ju mundeni në çdo kohë, dhe sipas kërkesës tuaj, të modifikoni këtë informacion. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Për çfarë arsye dhe mbi çfarë baze ligjore përpunohen të dhënat?

Ne përpunojmë të dhënat në përputhje me dispozitat e “Rregullores së Përgjithshme Europiane Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (GDPR) dhe Ligjin vendas nr.9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, për qëllimet e listuara më poshtë:

  • Për të përmbushur detyrimet kontraktore siç parashikohet në (Neni 6(1)(b) i GDPR; Neni 6(1)(b) i Ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave Personale).
  • Për të përmbushur detyrime ligjore (Neni 6 (1) (c) i GDPR; (Neni 6 (1) (c) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”.

 

Për të ushtruar të drejtat tuaja lidhur me përpunimin e të dhënave referuar këtij paragrafi, mund të kontaktoni 4putrat.al. Lidhur me kartat e kreditit është i nevojshëm shkëmbimi i të dhënave me bankat ku mbahen llogaritë për ekzekutimin e transaksioneve me kartë krediti ose debiti.

  • Për të mbrojtur interesin e ligjshëm (Neni 6 (1) (f) i GDPR; Neni (6) (dh) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale”) në marketingun e shërbimeve tona.

Vlerësohet përpunimi i të dhënave tuaja në Lifemed Sh.p.k me qëllim që t’ju japim informacion të personalizuar për ofertat e Lifemed Sh.p.k;

Bazuar në interesin tonë legjitim për marketingun e shërbimeve tona. Vlerësimi i të dhënave për këtë qëllim zgjat për aq kohë sa ju nuk e keni kundërshtuar këtë. Të dhënat në vijim, të cilat mblidhen nga vet Lifemed Sh.p.k, apo që ja keni dhënë ju Lifemed Sh.p.k, do të vlerësohen:

  • Të dhëna për shërbimet, faqet e internetit dhe komunikimi

Të dhëna lidhur me përdorimin e shërbimeve elektronike dhe faqet e internetit, funksionimi i faqeve te internetit dhe aplikacionet, si edhe mesazhet me email midis jush edhe Lifemed Sh.p.k, informacion mbi faqet e vizituara, apo përmbajtja dhe links ku keni hyrë, përfshirë edhe faqe jashtë 4putrat.al, kohën e përgjigjes, përmbajtjen e informacionit, ose shkarkimi i documentacionit gabimisht, kohëzgjatjen e përdorimit të faqes dhe informacion për nënshkrimin të njoftimeve të BLifemed Sh.p.k. Ky informacion mblidhet duke përdorur teknologjinë e automatizuar, siç janë cookies apo web beacons (counting pixels përdoren për të regjistruar emailet apo faqet e internetit), apo ndjekja e faqeve (regjistrimi dhe analizimi i sjelljes naviguese në rrjet) ne faqen e 4putra.al apo software (për shembull Google Analytics).

  • Të dhëna teknike dhe përdoruesi i fundit i pajisjeve

Informacioni mbi pajisjet dhe sistemet e përdorura për të hyrë në faqet e internetit, ose portale dhe aplikacione, apo mjete të tjera të komunikimit, siç janë adresa e protokollit të internetit(IP), apo lloje dhe versione të sistemeve të veprimit dhe motori i kërkimit në rrjet, si dhe identifikimi, identifikimi i reklamave, apo informacion mbi vendndodhjen, apo të dhëna të krahasueshme me të dhëna për pajisjet dhe sistemet.

  • Të dhëna të gjeneruara nga përmbajtja e veprimeve të përdoruesit

Informacioni i ngarkuar në faqet e Lifemed Sh.p.k, apo në aplikacionet, siç janë komentet, apo informacione personale dhe fotot ose videot, ose të ngjashmet me to.

Kush i merr të dhënat e mia?

Brenda Lifemed Sh.p.k ato njësi dhe ata punonjës të cilët marrin të dhënat tuaja siç u kërkohet bazuar në detyrimet ligjore dhe rregullatore. Përveç tyre, kontraktorëve (kryesisht ofruesit e shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe back office) ju vihen në dispozicion të dhënat tuaja për aq sa është e nevojshme për të kryer shërbimin respektiv.

Të gjithë përpunuesit, në kuadër të dhënies së shërbimit respektiv, janë të detyruar që t’i përpunojnë të dhënat, bazuar në kontrata për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave tuaja.

Në lidhje me të dhënat që ne transferojmë në palë të treta, theksojmë se Lifemed Sh.p.k që ushtron aktivitetin në Shqipëri është e detyruar të respektojë ligjet që operojnë brenda Republikës së Shqipërisë.

Lifemed Sh.p.k mund ta bëjë të njohur këtë informacion vetëm nëse na keni dhënë lejen tuaj të shprehur dhe me shkrim, ose në qoftë se Lifemed Sh.p.k është ligjërisht e detyruar të bëj të njohur informacionin.

A tranferohen të dhëna në vende të treta apo në ndonjë organizatë ndërkombëtare?

Më tej, të dhënat tuaja mund të transferohen nga Lifemed Sh.p.k apo tek përpunues të të dhënave në vende të vende të treta jashte BE-se, apo nënkontraktorë të përpunuesve të Lifemed Sh.p.k në vende të treta.

Këta janë të detyruar për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e informacionit, në përputhje me standardet Europiane. Informacioni për këtë mund t’u jepet nga ne.

Pagesat me karta debiti apo karta krediti mund të bëjnë të nevojshme përfshirjen e organizmave ndërkombëtare dhe për këtë arsye mund të ketë përpunim të të dhënave nga këto organizma edhe në vende të treta. Për shembull: masa për mbrojtjen e të dhënave personale të ndërmarra nga Master Card (“Binding Corporate Rules”) janë të aksesueshme në linkun: www.mastercard.us/content/dam/mccom/en-us/documents/mastercard-bcrs-february-2017.pdf.

Nëse kërkohet nga ligji, mund t’ju vëmë në dispozicion më shumë detaje.

Për sa kohë ruhen të dhënat e mia?

Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme për marrëdhënien tonë të biznesit.

Për më tepër, arkivimi i të dhënave i nënshtrohet kufizimeve kohore.

Çfarë të drejtash kam unë lidhur me të dhënat personale?

Ju keni të drejtën për akses, të drejtën për të kërkuar korrigjimin e të dhënave, fshirjen, apo kufizimin e përpunimit të të dhënave të ruajtura nga ne. Keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin dhe të drejtën të zhvendosni të dhënat në përputhje me GDPR dhe Ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Ankesat mund t’i adresoni tek Komisioneri për Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

http://www.idp.al

Jam i detyruar të jap të dhënat e mia?

Si pjesë e marrëdhënies së biznesit, ju duhet të na jepni të gjithë informacionin personal të nevojshëm për të krijuar dhe vazhduar marrëdhënien e biznesit me ju. Gjithashtu, duhet të na vini në dispozicion ato të dhëna që kërkohet të mblidhen nga ligji. Nëse ju nuk pranoni të na vini në dispozicion këto të dhëna nuk mund të kryhen proçeset e blerjeve online.

Megjithatë, ju nuk jeni të detyruar të na jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave, në qoftë se këto të dhëna nuk janë të nevojshme për përmbushjen e një blerje online, ose në qoftë se nuk kërkohet nga ligji apo rregulloret.

Ka ndonjë vendimmarrje automatike?

Përgjithësisht, ne nuk përdorim vendimmarrje të plotë automatike në kuptimin e Nenit e 22 GDPR, me qëllim që të krijojmë apo të zhvillojmë një marrëdhënie biznesi. Nëse do të na duhej ta përdonim këtë procedurë sipas rastit specifik, do t’ju bëjmë me dije me anë të një njoftimi të veçantë, siç parashikohet me ligj.

Cookies

Faqja jonë e web–it përdor cookies. Cookies janë fragmente teksti, të cilat ne i ruajmë gjatë vizitës tuaj në terminalin tonë. Ne përdorim Cookies kryesisht për analiza të anonimizuara mbi përdorimin e faqes së web-it. Ne i përdorim gjithashtu cookies për t’ju ofruar funksione shtesë në faqen e webit, me qëllim që të bashkëveproni më lehtë me faqen dhe për të mundësuar përdorimin pa gabime (p.sh për të mundësuar lundrimin në faqen e web-it ose për të ruajtur preferencat tuaja për vizitën tuaj të ardhshme).

Cookies të nevojshme: Cookies, të cilat nevojiten për funksionet bazike në faqe ruhen prej nesh për shkak të detyrimeve kontraktore.

Cookies funksionale: Cookies, të cilat na lejojnë të analizojmë përdorimin e faqes së web-it, përdoren nga ne, bazuar në interesin e ligjshëm.

Cookies për marketing: Cookies, të cilat na lejojnë t’ju ofrojmë publicitet në përshtatje me interesat tuaja, përdoren nga ne bazuar në interesin legjitim.

Disa cookies ruhen në terminalin tuaj deri sa ju t’i fshini. Ato na mundësojnë të njohim motorin e kërkimit tuaj në vizitën tuaj të ardhshme në faqen tonë të web-it (të ashtuquajturat cookies të seksionit).

Cookies mund të bllokohen, ç’aktivizohen, ose fshihen. Për këtë qëllim ka një varietet mjetesh të (përfshirë kontrollin e motorit të kërkimit).  Ju mund të gjeni këtu informacion në “seksionin ndihmë” të browser-it që përdorni ju. Në qoftë se të gjithë Cookies e përdorur nga ne janë çaktivizuar, shaqja e tyre për ju mund të kufizohet.

Gjuha e programimit dhe gjurmimi

Faqja jonë e web-it përdor Cookies dhe kontrolle të tjera referuar tregut, në mënyrë të veçantë për të kontrolluar dhe përmirësuar paraqitjen tonë në internet. (njohur si JavaScript and tracking pixels). Të gjitha të dhënat regjistrohen në mënyrë të anonimizuar. Duke përdorur të ashtuquajturat tracking pixels, ne jemi në gjendje të mbledhim informacionin, të kontrollojmë cilat janë përmasat e ekranit, browsers dhe të optimizojmë mënyrën e funksionimit tonë në internet. JavaScript është një gjuhë programimi për të vlerësuar ndërveprimin e përdoruesit, për të modifikuar, ri-lidhur apo gjeneruar përmbajtjen e kërkuar.

Google Analytics

Kjo faqe web-i përdor Google Analytics, një shërbim analitik web-i Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA (“Google”). Google Analytics përdor cookies, të cilat ruhen në kompjuterin tuaj. Ne përpunojmë të dhënat tuaja bazuar në interesin tonë legjitim për të krijuar një statistikë mbi lehtësinë e përdorimit të faqes (bazuar në Nenin 6 (1) (f) i GDPR; Nenin 6 (1) (dh) të Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”). Informacioni që gjenerohet nga Cookies lidhur me përdorimin e faqes tonë nga ana juaj (duke përfshirë adresën e anonimizuar të IP dhe ID të pseudonimizuar si edhe URL e aksesimit të faqes) transferohet dhe ruhet nga Google në servera në USA. Kjo faqe mundëson anonimizimin e IP nga Google Analytics. IP juaj shkurtohet nga Google brenda një shteti anëtar të Bashkimit Europian, apo në shtetet nënshkruese në zonën ekonomike Europiane. Google do ta përdor këtë informacion në interesin tonë për të bërë vlerësimin e përdorimit të faqes, për të krijuar raporte mbi aktivitetin e faqes dhe për të na dhënë infomracion që lidhet me përdorimin e faqes tonë në internet. Ju keni mundësi të parandaloni ruajtjen e Cookies, duke adaptuar motorin tuaj të kërkimit.

Megjithatë, ju bëjmë të qartë se, në këtë rast nuk do të jeni në gjendje të përdorni të gjithë funksionalitetet e kësaj faqeje web-i në shtrirjen e saj të plotë.

Ju mund të ndaloni Google të mbledhë të dhënat tuaja në lidhje me Google Analytics duke shkarkuar dhe instaluar adaptues të motorit të kërkimit në dispozicionin tuaj në link-un:  http://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de

Për më shumë informacion mbi termat e përdorimit dhe politikat e privatësisë së Google mund të vizitoni: http://www.google.com/analytics/terms/de.htmlhttps://policies.google.com/privacy/partners?hl=de ose https://www.google.at/intl/at/policies/.

Hartat Google

Në faqen tonë të web-it, ne përdorim shërbimet e faqes Google maps API. Ky shërbim oforhet nga Google, Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA. Duke integruar këtë shërbim në faqen tonë tek Google transferohen minimalisht këto të dhëna:  Adresa e IP, koha e vizitës në faqe, rezolucioni i ekranit të vizitorit, URL e faqes së web-it(referuesi) identifikimi i browser-it (agjenti i përdoruesit) dhe termat e kërkimit. Të dhënat transferohen pavarësisht nëse ju keni ose jo një llogari në Google. Në qoftë se jeni kyçur në një faqe, të dhënat do t’i ngarkohen llogarisë tuaj në google. Në qoftë se nuk dëshironi që këto të dhëna t’i ngarkohen profilit tuaj, ju duhet të çkyçeni/ para se aktivizoni butonin. Google. Inc e ruan këtë të dhënë të profileve të përdorimit dhe i përdor për qëllime publiciteti, kërkim tregu dhe/ose për të dizenjuar faqen, bazuar në orientimit të kërkesës së tregut. Ju keni të drejtë të kundërshtoni krijimin e këtyre profileve të përdoruesve, për këtë duhet të kontaktoni Google Inc. për ta ushtruar këtë të drejtë.

Për më shumë informacion mbi qëllimin dhe fushën e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave   nga Google, Inc., ju lutem kontaktoni  www.google.at/intl/de/policies/privacy/. Ne nuk përpunojmë të dhënat e impaktuara.

Regjistrimi në serverin e faqes së web-it

Sa herë që një përdorues akseson faqen tonë dhe sa herë që merr, ose ka përpjekje për të tërhequr të dhëna nga serveri, të dhënat për këtë proces ruhen në një file log.

Për ne nuk është direkt e mundshme të dallohet cili përdorues ka kërkuar dhe për cilat të dhëna.

Ne, gjithashtu, nuk përpiqemi ta mbledhim këtë informacion. Kjo do të ishte e mundur vetëm për rastet e parashikuara me ligj dhe me ndihmën e palëve të treta (p.sh ofruesit e shërbimit të Internetit). Të dhënat si vijon janë të regjistruara në çdo rast marrje informacioni: Adresa e IP, emri i file të shkarkuar, data dhe koha e shkarkimit, sasia e të dhënave të transferuara, mesazhi në rast se shkarkimi ishte i suksesshëm dhe mesazhi pse një file nuk ka arritur të shkarkohet, emri ofruesit të shërbimit të internetit për ju, nëse aplikohet sistemi i operimit, programi i përdorur nga motori i kërkimit në kompjuterin tuaj dhe faqja prej nga ku jeni nisur për të vizituar faqen tonë.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është interesi ynë legjitim (në përputhje me nenet 6(1) (f) i GDPR; neni 6 (1) (dh) i Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”). Kjo gjë bëhet për të kapur, parandaluar, investiguar sulmet ndaj faqes tonë të web-it.

Në vijim, ne përpunojmë të dhënat tuaja në raste të veçanta bazuar në interesin legjitim tonin apo të palëve të treta të legjitimuar në procese gjyqësore, apo në interes të autoriteteve të autorizuara ligjërisht, apo gjykatave.

Ne përgjithësisht i ruajmë të dhënat për një periudhë një muaj për të garantuar sigurinë e faqes tonë hyrëse. Ruajtja për një periudhë më të gjatë mund të bëhet në rast se duhet të investigohet për raste sulmesh kundrejt faqes sone, apo për shkak të padive gjyqësore.