KOZMETIKA

Yves Rocher – bukuria e frymëzuar nga natyra.

Markë franceze e kozmetikës, e krijuar nga Yves Rocher në La Gacilly, Bretanjë, në vitin 1959.

Krijuar në La Gacilly, Francë
1900
Shtete në botë
0 +
Në Shqipëri
1950
Dyqane fizike
0

YVES ROCHER

FRANCE

Që nga fillimi, marka ka ndërtuar identitetin e saj mbi një lidhje të ngushtë me natyrën, duke ndërthurur njohuritë mbi bimët me kërkimin shkencor, për të zhvilluar produkte për kujdesin e lëkurës, flokëve, trupit, parfume dhe makijazh.

Për Yves Rocher, bukuria nuk është thjesht një çështje pamjeje të jashtme. Ajo lidhet edhe me mirëqenien personale, kënaqësinë e kujdesit për veten dhe respektin për natyrën që na rrethon.

COSMÉTIQUE VÉGÉTALE®

Brandi nr.1 i kozmetikës bimore në Francë.

Në zemër të Yves Rocher qëndron filozofia e kozmetikës bimore. Kjo qasje bazohet në studimin e bimëve dhe të vetive të tyre, duke i ndërthurur njohuritë botanike me ekspertizën shkencore për zhvillimin e formulave kozmetike. Sot marka është e pranishme në mbi 90 shtete të botës.

Yves Rocher në Shqipëri

Në Shqipëri, Yves Rocher është e pranishme që prej vitit 1996, duke u bërë pjesë e përditshmërisë së kujdesit dhe bukurisë për shumë klientë. Aktualisht, marka përfaqësohet përmes një rrjeti prej 6 dyqanesh fizike.

Tiranë 4 dyqane

Durrës 1 dyqan

Shkodër 1 dyqan

Eksploroni gamën e produkteve dhe porosisni online:

www.yvesrocher.al

Zbuloni risitë, këshillat e bukurisë dhe ofertat në rrjetet sociale:

@yvesrocheralbania