4 Putrat – Shëndeti është fokusi ynë primar.
Prej vitit 2007, partnere zyrtare e Royal Canin në Shqipëri, me mirëqenien e miqve me katër putra në qendër të punës sonë.
Kush jemi ne?
Prej vitit 2007, Lifemed ka ndërtuar rrugëtimin e saj në tregun shqiptar, duke u bërë partnere zyrtare e Royal Canin në Shqipëri. Me eksperiencën e fituar ndër vite, synojmë të ofrojmë produkte cilësore dhe një përzgjedhje që u përgjigjet nevojave të ndryshme të qenve dhe maceve, duke i ndihmuar pronarët të bëjnë zgjedhjet e duhura për ta.
Gjithçka për kujdesin e tyre, në një vend
Që nga hapja e dyqanit të parë në vitin 2016, rrjeti i 4 Putrave është zgjeruar vazhdimisht. Sot përfshin 11 dyqane fizike në zona të ndryshme të Shqipërisë, si dhe dyqanin online 4putrat.al.
Çdo qen dhe mace ka nevoja të veçanta.
Zgjedhja e produkteve të përshtatshme kërkon vëmendje ndaj moshës, madhësisë, racës dhe gjendjes individuale. Ekipi ynë, i përbërë nga profesionistë me formim veterinar, është pranë klientëve për t’i orientuar drejt zgjedhjeve të përshtatshme.